Ivanov në Katar u dakordua për hapje të ambasadës

Takimi i shefit të shtetit Gjorge Ivanov me emirin e Katarit, Hamad bin Kalifa al Tani rezultoi me formimin e komitetit të përzier për bashkëpunim mes dy vendeve, si dhe hapjen e ambasadës së Katarit në Shkup, lajmëroi agjencia shtetërore e lajmeve MIA.

Sipas informatave që i dha në Katar presidenti Ivanov, në Maqedoni tashmë janë bërë përgatitjet për hapjen e përfaqësisë diplomatike të Katarit në Shkup.

“Deri para tre viteve nuk nuk kemi pasur kurrfarë marrëveshje bilaterale me Katarin. Pas kontakteve intensive korniza juridike mes dy vendeve është formuar, ndërsa në këtë drejtim sot është nënshkruar edhe Memorandumi për mirëkuptim në sferën e turizmit. Kjo vizitë është në funksion të mbajtjes së dialogut politik në nivelin më të lartë dhe shpresoj se bashkëpunimin ekonomik të cilin e iniciuam në periudhë të shkurtër do t’i jep rezultatet e veta”, deklaroi Ivanov për MIA.

Presidenti Ivanov dhe emiri, krahas temave ekonomike, biseduan edhe për bashkëpunikmin e dy vendeve në sferat e arsimit të lartë dhe kulturës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button