Ora për femra që parandalon dhunën

Në Indi  janë propozuar shumë ide për të ndihmuar në parandalimin e dhunës ndaj grave.
Njëra prej tyre është një orë. E shfaqur nga ministri indian i Informacionit dhe Teknologjisë, Kapil Sibal, pajisja është duke u ndërtuar nga CDAC (Centre for Development of Advance Computing).

Funksioni kryesor i orës do të jetë parandalimi i dhunës. Pajisja vjen me një vulë speciale, e cila kur shtypet, dërgon mesazh tek stacioni më i afërt policor, si dhe tek anëtarët e ngushtë të familjes.

Në tekst, ndër të tjerash do të jetë e përfshirë edhe vendndodhja e saktë e dhunuesit, ose viktimës, që ka  vënë orën, informacion ky që bëhet i mundshëm nga GPS e pajisjes.

Ora gjithashtu do të jetë e pajisur me kamerë, e cila po ashtu aktivizohet kur shtypet butoni i emergjencës. Kamera xhiron për 30 minuta.

Pajisja vjen në dy opsione të ndryshme çmimesh: 20 dollarë dhe 50 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button