Ambasadori serb në Shqipëri: Jemi për fqinjësi të mirë

Shoqata e serbëve në Shqipëri ka hapur zyrën e saj në qytetin e Fierit. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zaric, i cili, duke folur për Preshevën, ka nënvizuar se i përmbahet deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme serbe.

Në këto deklarata akuzohet Shqipëria se po krijon destabilitet në rajon duke ‘ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë’, siç e quajnë ata rastin e heqjes së përmendores së UCPMB-së nga Presheva.

“Përsa i përket deklaratave të bëra nga Ministria e Jashtme e Serbisë për çështjen e Preshevës, ne iu përmbahemi atyre, pasi ne kërkojmë të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët por edhe me Kosovën. Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë kushti që Serbia të integrohet në BE”, ka thënë Zaric, transmeton BalkanWeb.

Zaric ka theksuar më tej se “Serbia është e gatshme për marrëdhënie të mira bilaterale”.

Gjatë hapjes së kësaj zyre, ka folur edhe kreu i shoqatës së serbëve në Shqipëri, Eqerem Dulevic.

Sipas tij, “janë rreth 2500 anëtarë të komunitetit serb në qarkun e Fierit, pjesa më e madhe jetojnë në Libofshë dhe në disa zona të tjera”.

Lajme të ngjashme

Back to top button