Anija e madhe luftarake ruse “Vice Admiral Kulakov” ndaloi në Greqi

Një grup anijesh luftarake të Flotës Veriore të Marinës Ruse, këtë të hënë janë ndaluar në portin e Pireut.

Ambasada ruse në Greqi përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur dhe lajmin për praninë e këtyre anijeve.

Mes grupit të anijeve luftarake është edhe anija anti-nëndetëse, “Vice Admiral Kulakov”, transmeton Abcnews.

Ndër të tjera në postimin e saj ambasada ka bashkëngjitur edhe disa foto nga grupi i anijeve në portin e Pireut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button