Daciq viziton Maqedoninë, cili do jetë reagimi i Ahmetit?

Sot në Shkup për vizitë dy ditëshe do të qëndrojë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq. Nga Qeveria njoftojnë se ai është thirrur për të festuar festën e Shën Savës dhe do të merr pjesë në akademinë solemne në sallën e Operës dhe Baletit ku do të mbajë fjalim.

Ai së bashku me ministrin serb të drejtësisë Nikolla Selakoviç të hënën do të pritet me ceremoni të larta shtetërore dhe me nderime nga pjestarë të forcave të sigurisë. Më pas do të pritet në Qeverinë e Maqedonisë ku do të takohet me homologun e tij Nikolla Gruevski. 

Vizita e tij pason pas largimit me dhunë të përmendores së UÇPMB-së në Preshevë, ndërsa pas kësaj lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti publikishti dërgoi “selam” te Qeveria serbe mos ta prek Kosovën dhe Luginën e Preshevës.

Reagime të tjera erdhën edhe partitë shqiptare në Maqedoni, nga vetë Qeveria kosovare, ajo Shqiptare dhe të tjerë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button