Vazhdon anashkalimi i shqiptarëve të Strugës

Anashkalimi i përdorimit të gjuhës shqipe në qytetin e Strugës, tashmë paraqet një problem që shqetëson qytetarët shqiptarë, të cilët shprehen se pas ndryshimit të ligjit të gjuhëve kanë pritur ndryshime në këtë drejtim por, siç duket situata në teren flet ndryshe.

Edhe pse Struga paraqet një qytet me shumicë të popullsisë shqiptare, institucionet publike në shumë raste nuk e respektojnë ligjin për gjuhët.

Drejtori i kontrollit teknik të veturave në Strugë, Viktor Stojanovski, thekson se ai nuk din gjë në lidhje me këtë ligj, prandaj deri më tani nuk ka praktikuar përdorimin e gjuhës shqipe as në dokumentacion dhe as në tabelat treguese të ndërmarrjes që ai përfaqëson.

“Nuk e dija, të them të drejtën nuk kam qënë në rrjedha shumë me këtë çështje, ne kalojmë mirë këtu, kemi të punësuar edhe shqiptarë por për përdorimin e gjuhës nuk kemi hasur ndonjëherë në ndonjë reagim, kjo përveç tjerash paraqet edhe harxhim financiar dhe ne nuk mund ti arrijmë të gjitha ju duhet ta kuptoni këtë, siç e shihni tabelat reklamuese janë të vjetra, por meqë ju e thoni se duhet të jenë edhe në shqip, unë do e diskutoj këtë rast me përfaqsuesit tonë më të lartë dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë pse mos e bëjmë” shprehet drejtori i kontrollit teknik të veturave në Strugë, Viktor.

Pëdorimi i gjuhës shqipe në Strugë mungon edhe në shumë institucione të tjera shtetërore madje edhe në stacionin policor në Strugë ku tabelat treguese janë vetëm në gjuhën maqedonase, në qendrën për kulturë, zyrën e regjistrit qendror , zyrën e minsitrisë së mbrojtjes dhe në disa institucione të tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button