Përmbytje në Fier dhe Durrës

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se dy organet e akuzës në Durrës dhe Fier kanë nisur hetimet për përmbytjet e ditëve të fundit në këto dy qytete.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, organi i akuzës vendosi të nisë kryesisht hetimet, bazuar në denoncimet e qytetarëve të shumtë nga këto zona, të mbërritura në Prokurorinë e Përgjithshme, përfshirë edhe në adresën elektronike [email protected]. Prokuroria dyshon se autoritetet lokale nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për marrjen e masave për përballimin e situatave meteorologjike, transmeton BalkanWeb.

Hetimet për të vërtetuar dyshimet mbi rastet e “Shpërdorimit të detyrës” po zhvillohen në disa institucione, në Shtabin e Emergjencave Civile pranë Prefekturave të Qarqeve, po ashtu edhe në Bashki, Komuna dhe agjenci të tjera që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemeve kulluese dhe që kanë përgjegjësi për menaxhimin e situatave të tilla atmosferike.

Po ashtu, objekt hetimi janë edhe vendimmarrjet për punime, të cilat kanë dëmtuar apo bllokuar kolektorë e kanale kulluese në këto zona. Për llogari të hetimit do të shfrytëzohen edhe informacionet e institucioneve përgjegjëse lokale për masat e marra, për personat përgjegjës dhe për zbatimin e rregullave teknike dhe ligjore në rast e situatave të vështira atmosferike. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button