Strugë, Thaçi shpall Qazimoskin bartës të listës për këshilltarë

Ashtu siç u paralajmërua, sot në Llabunishtë të Strugës ishte prezentë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mori pjesë në zyrtarizimin e bashkimit me partinë e tij, të Abdulla Qazimovskit, njërit nga imamët e këtij vendbanimi si dhe këshilltarit të deritanishëm në Këshillin komunal të Strugës, nga radhët e DR-së.

Pas faljes së namazit të xhumasë Thaçi, Qazimoski, deputeti dhe kandidati për kryetar i komunës së Strugës Ziadin Sela, përfasques të lartë të partisë u takuan me  një numër të madh të banorëve të Llabunishtës dhe fshatrave përreth.

Thaci, para qytetarëve të tubuar në qendër të Llabunishtit deklaroi se partia e tij është subjekti i vetëm te shqiptarët që në themel të saj ka mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo që janë, prej Velesi deri në Llabunishtë.

Kryetari i  PDSH-së, para të pranishmëve deklaroi se partia e tij do të ketë një kujdes të vecantë ndaj banorëve të kësaj zone dhe njoftoi se bartës i listës së PDSH-së në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Strugës do të jetë Abdulla Qazimoski.

Abdulla Qazimoski, theksoi se bashkimi i tij me PDSH-në bëhet në të mirë të promovimit të së mirës ndaj të keqes, në funksion të një Llabunishti që përcon vlerat më të mira, dhe jo të një Llabunishti ku nuk respektohen vlerat e këtij populli.Qazimoski, gjithashtu theksoi se aderimi i tij në PDSH në themel të tij ka interesin e banorëve të Llabunishtit dhe këtë fakt u ka bërë të ditur edhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaci, si dhe kandidatit Ziadin Sela.

Kandidati i PDSH-së për Strugën Ziadin Sela në një prononcim të tijin falenderoi Qazimosvkin dhe Lavdërim Elmazin (kryetar i degës së PDSH-së në Strugë) për punën e përbashkët në interes të pasrtisë dhe shqiptarëve.

”E rëndësishme është që qëndrimet e Abdulla Qazimit përputhen me qëndrimet që i kemi ne si koncept politik. Ai po punon që shqiptaria në këto fshatar të lulëzoj dhe të vazhdoj me një ritëm më të shpejtë se sa ka qenë deri tani.Ne jemi marr vesh që të zgjdhim problemin e paraleleve shqipe të Podgorcës të cilat ekzistojnë.Natyrisht që marrveshja jonë është me besa besë sepse ne nuk u ofrojmë njerzëve pushtetet dhe t’i shantazhojmë ne jetën e perditshme. Ne ju themi njerëzëve të na besojnë.”theksoi Sela.

Takimet e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi do të vazhdojnë sonte edhe në fshatrat e tjera të rrethinës së Strugës, ku kryesia e PDSH-së dhe dega e Strugës do ti takojë të gjitha strukturat e partisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button