EVN sqarohet për gjuhën shqipe

Pas shkrimeve në media dhe komenteve të ekspertëve të cilët vlersonin se EVN ka për obligim të përdorë gjuhën shqipe në faturat drejtuar qytetarëve, nga kjo kompani përmes një shkrese për media kanë sqaruar të gjitha dyshimet dhe komentet për këtë çështje. 

Në shkresën e EVN-së dërguar mediave thuhet:

“EVN është kompania e parë dhe e vetme në Republikën e Maqedonisë që faturat i mundëson edhe në gjuhën shqipe
Duhet theksuar se kompania private “EVN – Maqedoni” është e para dhe e vetmja kompani në Republikën e Maqedonisë që faturat e energjisë elektrike i mundëson në gjuhën shqipe me kërkesë nga konsumtatorët deri tek kompania jonë.

Sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve, EVN-ja, nuk e ka për obligim që të lëshojë faturë edhe në gjuhën shqipe, por përsëri e bën këtë sepse ka kujdes ndaj komunikimit më të mirë me konsumatorët.

Në kushtetuën e R.M-së, në ligjin për përdorimin e gjuhëve, në ligjin e Qytetit të Shkupit, në ligjin e Qeversjes Lokale, në aktet nënëligjore dhe në Marrëveshjen Kornizë, obligim që komunikimi të jetë edhe në gjuhën shqipe kanë vetëm organet shtetërore dhe institucionet por shoqëritë afariste siç është EVN-ja nuk e kanë detyrim.

EVN është kompania e parë e cila e mbron komunikimin me konsumatorët e tyre. Të gjitha shpalljet komericiale, fletushkat, dhe ueb faqja e EVN-së janë edhe në gjuhën shqipe. 

Në “Call Center” të EVN-së e cila është e hapur për të gjithë konsumatorët 24 orë, të gjitha infomacionet mund ti marrin edhe në gjuhën shqipe në çdo kohë.
Shqiptarët janë të përfshirë edhe në strukturat e kompanisë, punojnë edhe në shërbimet edhe në departamentet e planifikimit dhe investimeve, janë të vendosur në funksione të larta menaxhuese, asistentë të bordit ekzekutiv, ku kohëve të fundit është mundësuar edhe komunikimi në gjuhën shqipe me mediumet shqiptare.
Çdo konsumator i cili dëshiron që faturat ti ketë në gjuhën shqipe duhet të paraqesë kërkesë e cila është e nevojshme për shkak të arsyeve afariste
EVN Maqedoni së pari respekton rregullat juridike në shtet për punë dhe përveç asaj është e hapur për të gjithë konsumatorët me synim rritjen e respketit reciprok”, thuhet në reagimin e kompanisë EVN-Maqedoni. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button