Mjeku i Trumpit, presidenti ka rezultuar negativ në testet për Covid-19

Dhjetë ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ishte prekur nga korona virusi, mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley  të hënën tha se Presidenti Donald Trump është testuar negativisht për Covid-19 në disa ditë rresht, njofton Portalb.mk.

“Në përgjigje të pyetjes suaj në lidhje me testet COVID-19 më të fundit të Presidentit, unë mund të ndaj me ju se ai ka rezultuar negativ, në disa ditë rresht, duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW duke theksuar se ato teste u morën “në kontekst me të dhëna shtesë klinike dhe laboratorike “, tha doktori i Trumpit.

Dr. Conley tha se testet negative dhe të dhëna të tjera klinike dhe laboratorike “tregojnë një mungesë të replikimit viral të dallueshëm”.

Ekipi mjekësor i Trump-it kishte arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët”, tha Dr. Conley.

Presidenti Trump po i rikthehet fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridës, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19, njofton Zëri i Amerikës.

Kritikët fajësojnë Presidentin Trump se nuk ka inkurajuar mbështetësit në aktivitetet e fushatës, dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik. Të paktën 11 ndihmës të afërt të zotit Trump kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button