Edukata dhe Covid 19

Jeta nuk përsëritet por jetohet dhe se çdo çast duhet të jetë me vlerë, çdo vepër të ketë qëllim, çdo punë t’i paraprijë planifikimi, çdo fjalë të jetë si rredhojë e një mendimi.

Koha në të cilën jetojmë, si shumë herë të tjera, si duket na ka imponuar shumë sende, ndoshta nuk jemi të kënaqur me disa prej tyre, por nga dinamizimi i tepruar nuk mund të mendojmë dhe të dallojmë vlerat nga jovlerat, të mirat nga të këqijat, idealet nga pasionet…, kam shkruar para do kohe në librin tim të titulluar “Arti i Edukimit”.

Fjala edukatë si nocion vjen nga fjala e vjetër latine “educatio” – rritje, ndërsa si proces, është veprimtari e organizuar që merr pjesë në zhvillimin e cilësive pozitive të njeriut, duke i harmonizuar marrëdhëniet shoqërore dhe individuale (një nga shumë përkufizime për edukatën).

Edukata padyshim është e vjetër, nga ana tjetër edhe sëmundjet, viruset, pandemitë janë të njohura në histori dhe në fushën e mjekësisë që në kohërat e vjetëra. Kur flasim për Covid 19 dhe pandeminë si pasoj e kësaj sëmundje sigurishtë që flasim për diçka të re, pak të njohur, shumë e panjohur, dhe për diçka që kërkon qasje serioze, përgaditje me metodologji të veçant sepse fundja, shkakton edhe vdekje jo pak në numër dhe infeksione të shumta.

COVID – 19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS – CoV-2, virus nga familja koronavirus, fillimisht zbuluar në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute. Transmetimi nga personi në person është i mudnshëm, përmes prekjes dhe pikave të imëta (teshtimës, kollës dhe të ngjashme).

Tani shtrohet dilema për diskutim: A duhet njerëzit të dënohen për mosrespektimin e masave parandaluese për përhapjen e sëmundjes covid 19, apo duhet të edukohen realisht në këtë drejtim, sikur mund të kemi edhe raste dhe situata të tjera të njejta ose të ngjajshme në të ardhmen, dhe Zot na ruajtë edhe më të vështira dhe më të këqija?
Varësisht se nga cila perspektivë e fillojmë debatin, ashtu edhe mund të sjellim argumentet!
Por një diçka nuk duhet të harrojmë asnjëherë, – njeriu është qenie humane, e përsosur, e ngritur, logjike, pozitive dhe mbi të gjitha përfaqësues i Zotit në tokë halifetull-llahi fil erdi).
Studiuesit nga shkencat humane, në veçanti pedagogjike dhe psikologjike e dinë shumë mirë rolin dhe rëndësinë e edukatës në formësimin dhe zhvillimin e çdo qenie por në veçanti të njeriut.

Është e njohur thënia “mi jepni 10 fëmijë/nxënës dhe më kërkoni 10 profile” – për të treguar rëndësinë e madhe që ka edukata në formësimin dhe zhvillimin e personalitetit dhe profesionit te njeriu.

Nëse analizojmë, jo thellë, por qoftë edhe sipërfaqësishtë qasja që bëhet për parandalimin e këtij virusi (korona) apo sëmundjes (covid 19) rezulton se më shumë është penalizuese-dënuese-ndëshkuese, se sa edukative-pozitive-këshilluese.

Kjo e fundit, apo e parafundit me kontrollimet nëpër shtëpi dhe numërimi i musafirëve, realisht është e tepruar.

Shtrohet çështja, çka nëse një familje bashkëjeton me vllezër dhe motra, apo me fëmijët e dy apo tri gjeneratave (gjyshi – babai- fëmijët).

Nëse një nuse i ka tri vllezër, dy mund të vizitojnë motrën, i treti jo, kështu i bie sipas statistikës së numrave.

Kur them se është e tepruar, e them në mënyrën më të sinqert, sepse me këtë direkt futemi në privatësinë familjare, në atë që quhet “pjesa intime” e familjes.

Situata e krijuar si pasojë e koronës është mjaftë shjetësuese dhe e ndërlikuar në më shumë aspekte, duke filluar nga ai shëndetësor, juridik, social, arsimor, material, ekonomik, i papunësisë, medial, psikologjik, dhe shumë aspekte tjera që ndërlidhen me jetën e njeriut dhe situatën e covid 19.

Por mendoj që qasja duhet të jetë shumë pozitiviste, edhe atë të fillojmë me edukimin dhe më pastaj, aty ku nuk zë vendë edukata, të vazhdohet me qasje, mjete dhe forma tjera.

Qenia njeri nuk është engjëll, as edhe kafshë, prandaj është njeri, nga gjaku-mishi- shpirti, këtë duhet ta kemi apriori në çdo rrethanë dhe situatë.

Nëse do të arrijmë të edukojmë gjeneratën njerëzore të kësaj pandemie, atëherë do të kemi njerëz të përgaditur edhe për shumë sfida dhe situata tjera, veç më të paralajmëruara!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button