Kadriu: EVN mos diskriminojë pa bazë shqiptarët!

Edhe pse është kompani private, ekspertët juridik vlerësojnë se përdorimi i shqipes nga EVN-ja është një obligim ligjor i kësaj kompanie. Assesi nuk mund të lihet që një punë e tillë të jetë zgjidhje e qytetarëve apo konsumatorëve të cilët sipas EVN duhet të lëshojnë kërkesë për faturat në shqip drejt kësaj kompanie. Madje sipas praktikave të mira organizative, kjo kompani duhet të kujdeset për mirëqenien e konsumatorëve e jo tua vështirësojë atyre shërbimet.

Prof.Dr Osman Kadriu thotë se jo vetëm EVN por të gjitha ndërmarrjet që kanë karakter publik e kanë për detyrë ta përdorin gjuhën shqipe krahas asaj maqedone ashtu siç është përcaktuar me ligjin e gjuhëve në Maqedoni.

“Nëse analizohet mirë ligji për përdorimin e gjuhëve, atëherë aty shumë qartë sqorohet se gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare ne Maqedoni, prandaj vlerësoj se përdorimi i saj nga ndërmarrjet me interes publik siç është EVN-ja e cila ka edhe përfaqsues shtetëror në organizimin e saj më të lartë duhet ta zbatojë përdorimin e gjuhës shqipe. Nuk ka kuptim pohimi se për përdorimin e shqipes duheshka të parashtrohet kërkesë e veçantë, ngase ligji nuk e parasheh këtë. EVN është ndërmarrje me interes të përgjithshëm shtetëror, ajo detyrimisht duhet ta përdor gjuhën shqipe në zonat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë së përgjithshme” thekson eksperti juidik Osman Kadriu për Portalb.mk  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button