Strugë,Qazimoski: Nesër me Thaçin zyrtarizojmë bashkimin dhe falim namazin e xhumasë

Lideri I PDSH-së Menduh Thaci gjatë ditës së nesëme pritet të vizitoj Strugën dhe disa vendbanime të tjera rurale.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite të Thacit siç konfirmohet nga dega e kësaj partie është zyrtarizimi i bashkimit me këtë parti të Abdulla Qazimoskit hoxhës së Llabunishtit njëkohësisht këshilltar aktual nga Llabunishti në Këshilin komunal të Strugësë njofton Strugalajm.

Aderimin në PDSH e konfirmon edhe vetë Abdulla Qazimoski I cili thotë se do të bëhet zyrtarizimi I kalimit të tijë në PDSH gjatë vizitës së Thacit në Llabunishtë, por përvec aktiviteteve politike ai me liderin e PDSH-së do të falin edhe xhumanë në xhamin kryesore të këtij vendbanimi.

Qazimoski gjithashtu konfirmon për ”Strugalajm” se përveç aderimit në PDSH ,ai do të udhëheq edhe listën me këshilltarët të kësaj partie në zgjedhjet elektorale të marsit.

Qazimoski i cili është njëkohësisht edhe hoxha i fshatit Llabunishtë, njihet si një person me shumë ndikim në këtë rajon. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button