Gripi i derrave, mori jetën një plaku në Tetovë

Një burrë 62 vjeçar nga Tetova i detektuar me virusin e gripit të llojit ? (H1N1) ka vdekur mbrëmë në Klinikën për sëmundje infektive.

Doktoresha Sanja Marinkoviq nga Klinika për sëmundje infektive ka informuar se personi ka patur sëmundje kronike dhe paraprakisht shtatë ditë ka qenë duke u shëruar në shtëpi, ndërsa 20 orë kishte qëndruar në Klinikë, transmeton Koha.
 
Udhëheqësja e Sektorit për mbrojtje preventive shëndetësore pranë Ministrisë së shëndetësisë, Jovanka Kostovska ka deklaruar se prej ditës së hënë e deri sot ka 22 raste të reja të virusit të gripit nga të cilat 19 janë të llojit A, ndërsa tre janë të llojit B. Nga ata 19, 14 prej tyre janë me llojin H1N1, ndërsa pesë me virusin e gripit të llojit H3N2. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button