Vidhet marketi “Kam” në Çair

Dy hajdutë të armatosur mbrëmë e kanë vjedhur marketin “Kam” në komunën e Çairit, informojnë nga MPB-ja.

Sipas policisë, hajdutët kanë hyrë në market rreth orës 21.30, duke mbajtur revole në duar, ndërsa në fytyrë kanë pasur maska, dhe kanë filluar t’u kërcënohen të punësuarve se do t’i vrasinë nëse nuk ua japin paratë.

Pasi i kanë mbledhur qarkullimin ditor, hajdutët kanë ikur në drejtim të panjohur. Sa para kanë vjedhur akoma nuk dihet. Policia është në kërkim të hajdutëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button