(Foto) Faturat e EVN-së në gjuhën shqipe vetëm në Veleshtë të Strugës!

Faturat e EVN-së mund të dërgohen në gjuhën shqipe dhe kjo nuk paraqet  shkelje ligjore siç është pretenduar më parë .

Ky konstatim mund të vërtetohet në fshatin Veleshtë të Strugës banorët e së cilit tashmë disa muaj pranojnë fatura madje vetëm në gjuhën shqipe Veleshtë ka privilegjin në raport me të gjitha vendbanimet e tjera shqiptare në Strugë por ndoshta edhe më gjërë,  pasi siç mëson Portalb banorët e Veleshtës faturat e energjisë elektrike të dërguara nga kompania EVN janë madje vetëm në shqip.

Veleshtarët nuk e shohin si shpërblim këtë veprim të EVN-së pasi siç thonë ata ky është një obligim ligjor që duhet ta plotësoj çdo ndërmarrje publike.

“Aspak nuk njdehemi të privilegjuar, kjo kështu duhet të jetë sepse kështu thotë ligji. Zbatimi i ligjit është në iteres edhe të kompanisë. Vlersoj se kjo kompani por edhe kompanitë tjera duhet të bëjnë edhe më shumë për popullatën dhe interesin shoqëror. Më vjen keq që të tjerët akoma nuk i pranojnë faturat në gjuhën shqipe, kjo e drejtë u takon të gjithve”, thotë G.J nga Veleshta.

Pas tentativës së Portalb për të marrë një sqarim nga kompania EVN për rastin në fjalë na thanë se dhe për perdorimin e gjuhës  së shpejti do të na informojnë më detalisht.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button