LG Optimus G arriti në treg

LG lajmëroi se telefoni i ri Optimus G me përkrahje të rrjetit 4G do të fillojë të shitet në 50 vende mbarë botës që nga ky muaj. Akoma nuk dihet a është edhe Maqedonia një ndër ato shtete.

Telefoni ka filluar të shitet në SHBA, Japoni, Kanada dhe Korenë Jugore, ndërsa LG shpreson se me shitjen e LTE telefonave në një numër të madh të shteteve do të risë aksionet e tij.

Optimus G vjen me një procesor të fuqishëm quad-core CPU, Snapdragon S4 Pro me LTE, kështu që reagimi i parë i pajisjes ishte me të vërtetë shumë i shpejtë. Ueb faqet hapen me lehtësi dhe kalimi midis karakteristikave të ndryshme ishte tepër e shpejtë.

Ekrani 4.7 inç HD IPS + tregon imazhe të reja dhe energjike. Edhe pse nuk vjen me sistemin e fundit operativ Android, do të ketë 4,0 Ice Cream Sandwich. Së bashku me një memorie 32GB dhe RAM 2GB, modeli përmban edhe Bluetooth 4.0, teknologji komunikimi të afërt (NFC) dhe bateri 2100 mAh për 15 orë kohë bisede. Ai peshon 145 gramë.

LG Optimus G kundrejt Samsung Galaxy S III

Lajme të ngjashme

Back to top button