Komisar Musa Skura do të prehet në varrezat “Dëshmorët e Kombit”

Është shpallur “Dëshmor i Atdheu” komisari i ndjerë Musa Skura, i cili u plagos 10 ditë më parë në krye të detyrës në një operacion policor në Mat dhe u nda nga jeta dje në spitalin “Padre Pio” të Foggia-s në Itali. Titulli i lartë i është dhënë nga Komisioni Qendror për statusin “Dëshmor i Atdheut”, me vendimin nr.637, datë 23.01.2013, me cilësimin “humbi jetën për shkak të detyrës nga plaget e marra, gjatë një operacioni për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore”.

Ministria e Brendshme pasi bën konfirmimin ‘Dëshmor i Atdheut’ në një njoftim për shtyp shpjegon edhe që “Dëshmori i Atdheut, Musa Skura, do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit”. Dhe njofton se nesër në datë 24.01.2012, në nderim të të ndjerit komisar Musa Skura, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit organizon edhe ceremonine e varrimit. Trupi i të ndjerit komisar Musa Skura mendohet të mbërrije nesër nga ora 08.00-09.00 në portin e Durrësit.

Homazhat në nderim të komisar Musa Skurës do të zhvillohen në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke filluar nga ora 11.00 deri më 12.30. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 12.30 deri më 13.30. Në vazhdim do të zhvillohen pritje nga familjaret e “Dëshmorit të Atdheut”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button