Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE-në deri në qershor?

Presidenca irlandeze me Bashkimin Evropian parasheh fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, në gjysmën e parë të këtij viti, njoftoi agjencia italiane “Ansa”. 

“Ky vit do të jetë vit i zgjerimit të BE-së në Ballkan. Duam të shohim përparim konkret për të gjitha vendet-kandidate, duke përfshirë edhe vendet që janë kandidatë potencialë. Në gjysmën e parë të vitit 2013, do të kemi mundësi t’i fillojmë negociatat me Serbinë dhe Maqedoninë, Shqipërisë t’i japim statusin e kandidatit, kurse me Kosovën të nënshkruajmë Marrëveshjen për asocim”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Imon Gilmor. 

Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm se kjo është një agjendë ambicioze:
“Po, Presidenca irlandeze do të punojë në përparimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Irlanda poashtu e mbështet kandidaturën e Bosnjës dhe shpresoj se qeveria boshnjake do të tregojë shenja për të përparuar drejt BE-së”, ka deklaruar kryediplomati irlandez. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button