Gruevski dhe Cërvenkovski shqyrtojnë krizën politike, shqiptarët nuk përfillen!

Takimi i liderëve të pozitës dhe opozitës që u zhvillua mbrëmë në Shkup mes Branko Cërvenkovskit dhe Nikolla Gruevskit dëshmoi edhe një herë për rrolin e pa vlerë të partive politike shqiptare në Maqedoni kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit.

Analisti Nebi Murseli vlerëson se tashmë kjo mospërfillje ndaj politikanëve shqiptarë nuk paraqet ndonjë risi për opinionin në vendin tonë.

“Anashkalimi i sotëm i liderëve shqiptarë nuk i ka nënvlerësuar, sepse këta veçmë janë të nënvlerësuar, të nënçmuar dhe as që i përfillin, duke e ditur se, pavarësisht se kush fiton ndër taborin maqedonas, natën e fitores, Ahmeti, Thaçi dhe Osmani, menjëherë i mprehin dhëmbët për të qenë pjesë e qeverisë. Shqiptarët tashëm janë përgatitur të bëhen copa për Tetovën, Gostivarin… dhe as që u shkon mendja të merren me problemet jetike të shqiptarëve. Pra edhe në këtë vit, shqiptarët do të kënaqen me zgjedhjet lokale, dhe prapë edhe më 2014-ën do të jetë i njëjti buxhet. Edhe kur nuk ka pasur kundërthënie dhe polarizime midis partive maqedonase, lidhur me çështjen e legjislacionit zgjedhor, si dhe marrjes së vendimeve të mëdha, fare nuk janë pyetur shqipëtarët.
Pas takimit të sotëm, Gruevski tha se ka edhe parti të tjera opozitare, të cilat duhet pyetur lidhur me kërkesën e LSDM-së për zgjedhje të parakohshme. E kjo do të thotë se duhet pyetur edhe PDSH-në, e cila e lut Zotin të mos ketë zgjedhje, ngase frikësohet nëse fiton ndër elektoratin shqiptar. Këshuqë në vend të “deligjitimimit“, në fakt, PDSH-ja po e legjitimon BDI-në, e me këtë edhe Gruevskin” u shpreh analisti Nebi Murseli .

Murseli vlersonn se në këtë situate  partitë shqiptare nuk duet  të kënaqen me status quo-n, duke mbështetur Gruevskin dhe sulmuar mediat dhe opinionin publik.

“Si duket, Cërvenkovski është i vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale, dhe të mos merr pjesë në Parlament, gjë që vënë në kontest edhe parlamentarizmin. E partitë shqiptare nuk duhet të kënaqen me status quo-n,  BDI-ja duke i dhënë shtytje politikës totalitariste të Gruevskit, PDSH-ja nga opozita duke sulmuar opozitën, mediat dhe opinionin publik, ndërsa RDK-ja duke thyer mendjen rreth bojkotit të Parlamentit”, tha Murseli për Portalb

Si duket partitë shqiptar kanë filluar të mirren me planet për zgjedhjet lokale të Marsit, të cilat ndoshta edhe nuk do të kishin kuptim  nëse opozita maqedonase do ti bojkotonte, ndërsa hallet e e shqiptarëve janë lënë në mëshirë të fatit. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button