Grand Cherokee i ri, më agresiv dhe më sportiv

Grand Cherokee i ri, i rifreskuar, i zbukuruar në pjesën e jashtme dhe i riorganizuar tërësisht në pjesën brenda, sulmon në krye të klasës.
Pjesa e jashtme është diçka më moderne, para së gjithash i modifikuar në pjesën e parme dhe të pasme dhe i pajisur me dritat LED. Ndryshimet më të mëdha janë tek modeli sport SRT i cili ka marr një formë agresive.
Motorizimi do të mbetet i njëjtë, përkatësisht 3,0 V6 diesel me 240 kuaj-fuqi, 3.6 V6 motor benzinë me 290 kuaj-fuqi dhe 5,7 motor sportiv V8 me 360 kuaj-fuqi. Modeli SRT do të vazhdojë të jetë i pajisur me një motor 6,4 V8 me 470 kuaj-fuqi dhe 630 Nm.

Të gjithë motorët janë përmirësuar, ndërsa për herë të parë do të ofrohet dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi;. Sistemi i tërheqjes në të gjitha modelet normalisht do të jetë në të gjitha katër rrotat, me pajisje të plotë për ngarje në terren në të gjitha modelet.

Brendësia gjithashtu është përmirësuar, me materiale të cilësisë më të lartë dhe një pajisje të pasur, e cila përfshin një sistem audio 825 vat dhe 19 .

Lajme të ngjashme

Back to top button