Berisha: Rama, qesharak, kur thotë se po ja kopjojmë programin, ai s’ka program

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka inauguruar rrugën Fier-Komuna Ruzhdie, në qytetin e Fierit, ku i veç premtimeve që i ka bërë qytave të kësaj zone, ka hedhur dhe akuza kundër kreut të opozitës Edi Rama. 

Kryeministri tha se Rama po bëhet qesharak kur thotë se PD-ja po ja vjedh programin, ai ka ironizuar liderin e opozitës duke thënë se ky i fundit s’ka program elektoral.  

“Po shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve i përkushtuar për votën e lirë, me projektin më të shkëlqyer që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Rama bën qesharakun kur thotë se i kemi vjedhur programin. Po ku ka program Rama. Po shkojmë drejt zgjedhjeve, do bëjmë gjithçka që çdo fermer e çdo qytetar të ecim përpara me erën e ndryshimit. Rruga që ndërtuam është ndryshimi, shkolla që po ndërtojmë është ndryshimi. Ne votat i kërkojmë për të ardhmen e këtij vendi që jemi përpara të ecim drejt një mirëqenie drejt një begatie, drejt Shqipërisë vend i zhvilluar. Do të bindim banorët se ne jemi ndryshimi”

Ai në fjalën e tij i ka premtuar banorëve se do ta bëjë këtë komunë moderne duke iu siguruar banorve rrugë, kanalizime, ujësjellsa, shkolla dhe qendra shëndetësore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button