Petrov premton dy kopshte dhe modernizimin e shkollave në Karposh

Andrej Petrovi, kandidati i LSDM-së për kryetar komune të komunës së Karposhit, sot në një deklaratë për mediat paralajmëroi ndërtimin e dy kopshteve për fëmijë dhe projekte në sferën e arsimit të cilat do t’i realizonte në rast se do ta fitojë besimin e banorëve të Karposhit.

Para shkollës “Jan Amos Komenski”, siç tha ai, shkollës së vetme të sapondërtuar në Karposh në vendin e barakave shkollore të djegura të dikurshme, projekt ky i realizuar në tërësi nga ana e tij, përkujtoi se komuna e Karposhit ka qenë e para e cila në vitin 2007 ka filluar me evidentim elektronik në shkollat e kryeqytetit.

“Tani atë iniciativë tonën do ta ngrejmë në një nivel krejtësisht të ri. Do të krijojmë hapësirë të re në internet, ku përveç aspektit të informimit të prindërve për aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë, kujdes i veçantë do t’u kushtohet nevojave dhe mundësive të fëmijëve”, tha Petrovi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button