Valixhja e dyshimtë në Bulevardin “Bill Clinton” kishte rroba dhe gjëra personale

Skuadra Anti-Bombë e Policisë së Kosovës e ka hapur valixhen e dyshimtë që është gjetur tek Bulevardi “Bill Clinton”.

Fillimisht ishte dyshuar që brenda kësaj valixheje ka mjet shpërthyer.

Por, pas hapjes brenda saj është gjetur rroba dhe gjëra personale që dikush mund t’i ketë harruar.

Paraprakisht policia ishte në vendin e ngjarjes dhe ishte duke bërë ekzaminimet e duhura.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Kllinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Kllinton’ është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button