Kandidatë të ri shqiptarë për Dibrën dhe Çairin?

Hulumtohen mundësitë e kandidimit të kandidatëve të ri për zgjedhjet e ardhshme lokale pasi njëra prej pikave të marrëveshjes politike për opozitën dhe pozitën maqedonase ishte edhe shtyrja e afatit për kandidime.  Gjegjësisht, të gjitha subjektet e regjistruara deri ditën e diel, 08 mars kanë të drejtë të kandidojnë kryetarë dhe lista këshilltarësh. 

Nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Subhi Jakupi thotë se afati i zgjatur nuk vlen vetëm për opoztën maqedonase por për të gjithë, duke përfshi dhe shqiptarët.

“Deri në mesnatë më 8 mars partitë politike mund të paraqesin kandidatët e tyre dhe kjo vlen edhe për shqiptarët” thekson për Portalb, Jakupi.

Portalb mëson se ka gjasa që në Dibër dhe Çair të dalin emra të ri shqiptar në stilin e kandidimit të Stevçe Jakimoskit për komunën e Karposhit ku ai huazoi vulën e partisë serbe sa për kandidim.

Jakupi nuk e përjashton këtë mundësi duke thënë se pasi që kandidatët e pavarur nuk kanë të drejtë më të mbledhin nënshkrime dhe të kandidojmë, këtë mund ta bëjnë përmes ndonjë partie.

Gjasat për një kandidim të ri, shkaku i numrave të nevojshme të votave dhe konkurrencës, janë në Dibër ku jehona e votuesve pritet të jetë e vogël por edhe krahas partive ka edhe një kandidat të pavarur.

Jo më pak gjasa ka që kjo të ndodhë në komunën Çair të Shkup-it ku ndihet një zhgënjim i madh nga tre partitë politike ekzistuese e që tani më kanë paraqitur kandidatët e tyre. Kjo sidomos pas protestave të së shtunës prej kur edhe flitet për mundësi të paraqitjes të një kandidature të re. 

Këtyre ditëve do mund të priten më shumë të dhëna për propozim kandidature nga disa struktura joformale që  i janë dhënë disa personave publik për të cilët mendohet se mund të tërheqin numër të madh të votave në këtë komunë të Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button