Digjet fotografia e Gruevskit në Tiranë

Aktivistë të Partisë Civile demonstruan sot duke djegur fotografinë e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, për ngjarjet e fundit që ndodhën në Shkup, ku shumë fëmijë shqiptarë u lënduan nga huliganët  e shtetit fqinjë. Ato, raportoi “Shekulli”,  i bënë thirrje autoritete maqedonase që të marrin masa ligjore për ndëshkimin e autorëve.

“I bëjmë thirrje qeverisë maqedonase të marrë masat përkatëse ligjore të atyre që shprehin dhunë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, i bëjmë thirrje partisë shqiptare, që është pjesë e pushtetit të bëjë detyrat e saj si përfaqësuese e politikës zyrtare për shqiptarët, si dhe i bëjmë thirrje opozitës shqiptare që të mos qëndrojë e të bëjë sehir për ngjarjet, por t’i paraprijë ato dhe të reagojë me protesta të mëdha qytetare. I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë urgjentisht dhe energjikisht në Maqedoni se të nesërmen do të jetë shumë vonë”

Drejtuesi i kësaj partie, Taulant Capa ka goditur me vezë makinën e kryeministrit të Maqedonisë, Gruevski, kur ai ndodhej në një vizitë zyrtare në Tiranë, disa muaj më parë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button