Dita ndërkombëtare për barazi gjinore të pagave: Në Maqedoninë e Veriut burrat paguhen më shumë se gratë

Institucionet kompetente në bashkëpunim me sektorin privat dhe sindikatat të zhvillojnë mekanizëm efikas i cili do të kontribuojë për barazimin e pagave të burrave dhe grave, të cilat në këtë moment për vlerë të njëjtë në punë janë për 23 për qind më të ulëta. Kjo ishte theksuar sot nga Lidhja e odave ekonomike, Shoqata e biznes-grave dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, me rastin e shënimit të Ditës së parë ndërkombëtare për barazi gjinore të pagave, – 18 shtatori.

Barazia gjinore, thuhet në kumtesën e Lidhjes së Odave ekonomike, është e drejtë themelore e njeriut dhe është gurthemel në ekonominë moderne dhe prosperitare që gjeneron rritje inkluzive të qëndrueshme.

“Në nivel global gratë fitojnë 23 për qind më pak se burrat, ndërsa hendeku në nivel kombëtar është 19 për qind. Kjo është arsyeja pse krijuam koalicion kombëtar me më shumë palë të prekura për të arritur pagë gjinore të barabartë për punë me vlerë të barabartë. Me formimin e koalicionit e shënojmë Ditën ndërkombëtare të barazisë gjinore në paga. Pavarësisht dekadave të përfitimeve në arsimimin e grave dhe pjesëmarrja në punësim, ligjdhënia, veprimi politik dhe aktivizmi, gratë përreth botës edhe më tutje marrin paga më të ulëta nga burrat për kryerje të detyrave të njëjta ose të ngjashme të punës. Sipas analizës së USAID-it të publikuar në korrik të vitit të kaluar raporti i vlerësuar i të ardhurave të grave në krahasim me burrat në vendin tonë është 0,49 për qind që paraqet hendek më të madh në rajon”, deklaroi Gabriela Kulebanova, nënkryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.

Valentina Disoska, kryetare e Shoqatës së biznes grave thotë se në shtet ekziston korrnizë juridike e gjërë me të cilën rregullohen çështjet për mundësi të barabarta, mosdiskriminimi dhe pjesëmarrja e grave në tregun e punës.

Dita ndërkombëtare për barazi gjinore këtë vit shënohet për herë të parë, në kushte kur bota lufton me pandeminë, e cila gjithnjë e më shumë e rrit pabarazinë. Gratë përbëjnë dy të tretën e fuqisë së punës shëndetësore në botë, duke përfshirë edhe 85 për qind të infermiereve dhe 90 për qind të punonjësve shëndetësor të cilët janë të përfshirë në kujdesin afatgjatë të të sëmurëve. Gratë u përballën edhe me barën e punës së papaguar plotësuese të shkaktuar nga mbyllja e shkollave dhe institucioneve për kujdes të fëmijëve. Gratë gjithashtu në numër më të madh mbetën pa vendet e tyre të punës, sepse punojnë në sektoret të cilat janë më të goditura nga kriza, transmeton MIA.

Katerina Popovska nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë thotë se marrëveshja kolektive midis sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve si anëtarë të Këshillit social-ekonomik ka potencial dukshëm t’i zvogëlojë dallimet gjinore në paga, përmes katër instrumenteve që ky koalicion i organizatave fuqishëm do ta mbështesë dhe promovojë.

“Instrumenti i parë është rritje të targetuar të pagave me qëllim të kompensimit të koncentrimit të grave në industritë me paga të vogla. Pastaj e rëndësishme është të vendoset plan specifik i klasifikimit gjinor të profesioneve neutrale që të korrigjohet nënvlerësimi i profesioneve në të cilat dominojnë gratë. Instrumenti i tretë është vendosja e masave për promovim të transparencës së pagave, për arritje të përparimit në përpjekjet kundër diskriminimit të pagave. Dhe e katërta, vendosja e kritereve neutrale gjinore për vlerësim të përparimit në karrierë”, deklaroi Popovska.

Shënimi i Ditës ndërkombëtare për barazi gjinore në paga është mbështetur nga Kombet e Bashkuara, OECD dhe Organizata ndërkombëtare e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button