Opozita maqedonase sërish do bllokojë rrugët

Në orën 18.00 në “Rekord” në qendër të Shkupit, si dhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë do të vazhdojnë protestat e opozitës. Në Parlamentin e popullit sonte do të flasin Suad Misini, analist dhe aktivist i të drejtave të njeriut, prof. Petar Atanasov, profesor në IHSPJ, Vasko Lazarevski , kolumnist si dhe Katerina Canevska, gazetare.

Pas protestës gjysmë orëshe, në orën  19.00 në selinë e LSDM-së në Shkup do të mbajë mbledhje Komiteti qendror i partisë, i cili do të vendosë se a do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale në mars.

Partia më e madhe opozitare  në vend do të vendos edhe në lidhje me atë se a do të kthehen në Kuvend, prej ku deputetët e kësaj partia u larguan me dhunë më 24 dhjetor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button