Aksion policor në Hasanbeg dhe Haraçinë

Policia sot në lagjen Hasanbeg të Shkupit dhe në Haraçinë arrestoi dhjetëra qytetarë, për të cilët, siç pohojnë jozyrtarisht nga MPB-ja dyshohen në aksionin “Dirigjent” të cilët gjoja, kanë marrë pjesë në trafikun ndërkombëtar të 350 kilogramë marihuanë, që u konfiskuan në vendkalimin kufitar Mexhitlia.

Nga MPB-ja potencojnë se bëhet fjalë për vazhdim të aksionit për shkatërrimin e rrjetit të organizuar për tregti me drogë në Vjenë dhe Frankfurt, aksion atëkohë i quajtur “Mafia e Frankfurtit”, e cila filloi para dy viteve, pasi në Austri, Gjermani dhe në Maqedoni, u arrestuan 400 kriminelë, prej të cilëve 29 nënshtetas të Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button