Tetovë, treni godet veturën

Treni me numër 663 ka goditur një veturë sot në Tetovë. Fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta dy vëllezërit Nexhat dhe Remzi Jusufi, 57 dhe 66 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në pikën e kalimit në lagjen Teteks të Tetovës. Tetovë, treni godet veturën 

Për shkak të bllokimit të fushëpamjes nga ferrat, dhe mungesa e një trau dhe semafori sinjalizues prej kohësh, dy të moshuarit, janë goditur nga treni, i cili udhëtonte në relacionin e përditshëm Kërçovë-Shkup. 

Nga mungesa e sinjalistikës janë në rrezik banorët e fshatrave Strimnicë dhe Falishtë, të cilët e përshkojnë disa herë kalimin e binarëve të trenit.

 Incidentin e sotëm e ka konfirmuar edhe sektori i punëve të Brendshme, ndërsa për hetim në vendin e ngjarjes ka dalë edhe gjykatësi hetues. Policia iu bën apel banorëve dhe drejtuesve të Automjeteve të bëjnë kujdes gjatë kalimit të trasesë. Sipas të dhënave nga Spitali Klinik i Tetovës, gjendja e të lënduarve është e mirë dhe ata nuk janë në rrezik për jetën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button