LSDM nesër vendos çfarë më tej

LSDM nesër në një “mini kongres” do të vendos çfarë do bëjë më tej sa i përket hapave të ardhshëm të tyre në lidhje me gjendjen e komplikuar politike në vend.

Nga partia thonë se Maqedoni pas të “Hënës së Zezë” më 24 dhjetor gjendet para një testi shumë serioz, duke vënë në dilemë shoqërinë për të treguar maturi dhe të shprehë rezistencë kundër tendencave negative për shuarjen e tërësishme të demokracisë.

Thellimi i krizës politike, sipas LSDMS-së mund të anashkalohet me formimin e një formati tjetër qeveritar, pa dallim të asaj se si ajo do të quhej- “teknike”, “eksperte”, “e koncentruar”, për të cilën LSDM nuk është aspak e interesuar të marrë pjesë, mandat i të cilit do të organizohej me zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.

“Kjo qeveri teknike do të ishte garantuese e zgjedhjeve të drejta, dhe veçanërisht është me rëndësi që Ministria e punëve të brendshme të mos jetë në duar të qeverisë, që të largohen të gjitha mekanizmat për presion ndaj qytetarëve”, thotë për A1on analisti Dame Çkatroski.

Roberto Beliçanec thotë se për të dalë nga kriza, VMRO-DMPNE do të duhet ta ndryshojë sjelljen e saj arrogante të udhëheqësisë së gjithëfuqishme në këtë shtet, dhe të jetë e hapur me shoqërinë, jo vetëm me opozitën por edhe me rrethin më të gjerë.

“Kjo do të jetë shumë e vështirë për ta dhe nuk presim që një gjë e tillë të ndodhë, sepse ajo nënkupton lëshimin e mekanizmave për qeverisje të cilat me kujdes të veçantë i ndërtuan me vite të tëra. Opozita tani është zënë në skaj të ngushtë. Nuk shoh se si dhe në çfarë mënyrë dhe me cilën arsye të kthehet në Parlament dhe më pas të mbajë epitetin si fuqi serioze.

Mendoj se VMRO do të organizojë zgjedhje lokale në të cilat do të implementohen disa kërkesa në ligjin zgjedhor, që të tregojë njëfarë konstruktiviteti dhe të mbajë legjitimitet minimal politik. Opozita do të jetë në situatë ku do të durojë presion të brendshëm dhe të jashtëm që të pranojë një opsion të tillë”, thotë për A1on Beliçanec./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button