Avramopulos: Turneu i Nimetz mund të krijojë kushte për avancim të çështjes së emrit

Greqia dëshiron zgjidhje e cila do t’i përmbush pozicionet bazike nacionale, me respektimin e historisë dhe kulturës të të gjithve dhe e cila do ta përforcojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Dimitris Avramopulos para vizitës së ndërmjetësuesit Matthew Nimetz në Athinë dhe në Shkup.

“Turneu i Nimetz është zhvillim ashtu siç dëshirojmë sepse mund të krijojë kushte për avancim lidhur me çështjen e emrit. Ky është rezultat i nismës tonë për firmosje të memorandumit mes dy vendeve, në të cilin vendoset korniza për zgjidhje, tha Avramopulos.

Ai përkujtoi se në konstatimet e dhjetorit të Këshillit të Ministrave thuhet se që të fillojnë negociatat aderuese duhet fillimisht të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, ndërsa “në rastin e Shkupit është gjetja e zgjidhjes për çështjen e emrit”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button