Mbrëmje poezish me grupin letrar “Jusuf Gërvalla”

Grupi letrar “Jusuf Gërvalla” do të shënojë manifestimin tradicional “Flaka e Janarit” me një takim letrar të poetëve të rinj nga Shkupi.

Në këtë mbrëmje poetike e cila do të mbahet në Librarinë e Çarshisë në Shkup, përveç se do të prezantohen poetët e rinj, nxënës dhe studentë, i ftuar special do të jetë edhe kritiku letrar dhe shkrimtari Ahmet Selmani, i cili do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit për poezinë. 

Grupi letrar “Jusuf Gërvalla”  fton të gjithëve që nën tingujt e këngëve të Jusuf Gërvallës dhe koloritit të vargjeve të poetëve të rinj, të kalojnë një mbrëmje të bukur artistike dhe të kujtojnë veprimtarët e shquar Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button