Trajkovska konfirmoi: S’ka më Win-Win në TV Alfa

Udhëheqësja e emisionit në gjuhën maqedonase, Olivera Trajkovska ka konfirmuar sot se emisioni i saj “Win-Win” më nuk do të emetohet në TV Alfa.

“Nëse vazhdon cikli i emisioneve të emetohet në ndonjë frekuencë tjetër televizive para mbarimit të kësaj sezone do të informoheni me kohë” ka shkruar Trajkovska në profilin e saj në Facebook.

Në këtë televizion nuk do të emetohet as emisioni “Zbor po zbor” e tani më ish redaktorit Zoran Ivanov. Në vendin e tij ka ardhur si k.d drejtor Konstantin Delimitov ndërsa ish kryeredaktori i gazetës “Vreme”, Kole Çashule ka zënë vendin e redaktorit.

Sipas portaleve maqedonase, në TV Alfa tani më janë rekrutuar kuadro nga TV Sitel, Veçer si dhe bisedohet edhe për kalimin e kuadrove të MRTV-së.

Me këtë vazhdon golgota e gazetarëve në këtë televizion i cili sipas po të njëjtave burime po shndërrohet në dorë të zgjatur të pushtetit.

Komisioni Evropian në raportin e fundit për Maqedoninë ka cekur se situata në mediet e vendit karakterizohet me presion politik, censurë dhe mungesë të profesionalizmit.

Ju rikujtojmë me videon më poshtë se çfarë u ndodhi gazetarëve me 24 dhjetor kur me dhunë u përzunë nga Parlamenti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button