Tetovë: Vetura shkeli një 50 vjeçar, vdiq në vend

Policia bën të ditur se sot rreth orës 12 e 30 minuta në Tetovë një veturë ka shkelur dhe ka lënë të vdekur një këmbësor, gjegjësisht një person 50 vjeçar. 

Jozyrtarisht, viktima quhet Xhelal Selimi.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ilinden” përkatësisht në hymjen e parë të Qendrës Tregtare në qendër të Tetovës, konfirmoi zëdhënësi i policisë Marjan Josifoski për Portalb.

Vozitësi A.A. i lindur më 1984 nga Tetova vetura e markës “Rover 200” me targa të Tetovës për arsye të panjohura ka shkelur këmbësorin i cili ka qenë duke kaluar rrugën.

Policia e ka arrestuar A.A. dhe ka kryer ekspertizën në vend. Sipas tyre vozitësi ka qenë i dehur.

Fotot dhe video përmbanin pamje shqetësues andaj Portalb i ka tërhequr ata. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button