Kundërshtohet nominimi i Labënishtës për kryetar të Strugës

Pas informacioneve të plasuara në media se BDI, në Strugë, ka nominuar si kandidatë të sajin në garën zgjedhore për kryetar të Komunës, deputetin Arben Labënishta pranë redaksisë së ”Strugalajm.com” kanë mbërrirë një sërë reagimesh nga qytetarët dhe aktivistët e kësaj partie.

Një reagim refuzues ndaj nominimit të Labënishtit, vinë edhe nga strukturat lokale të kësaj partie në nëndegën e BDI-së, në Llabunishtë.Nevruz Rashiti, aktivist dhe anëtarë i Kryesisë së nëndegës së BDI-së, në Llabunishtë, potencon se kandidimi i Labënishtit, nuk duhet të ndodh sepse sipas tij ai bien ndesh me vullnetin e shprehur të nëndegëve të kësaj partie, si dhe me anketat e realizuara në të cilat populli foli dhe përkrahu Ramiz Merkon, pretendon Rashiti.

Ai publikisht kërkon nga Kryesia qëndrore e BDI-së që të mos marri një vendim të nxituar si dhe të respektoj vullnetin e bazës së partisë.Rashiti, paralajmëron se nëse në këtë drejtim nuk reflektohet ekziston mundësia që një pjesë e antarësisë së BDI-së në Llabunishtë t’i bojkotoj zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button