Ramiz Merko mirëpret vendimin e BDI-së për kryetar komune

Kryetari i Komunës së Strugës  Ramiz Merko,  tregon për ‘’Strugalajm.com ‘’se e ka pritur me qetësi vendimin e partisë së tij që si kandidatë i BDI-së, në Strugë, të jetë Arben Labënishti dhe jo ai.

‘’Unë në postin e kryetarit të Komunës së Strugës jam prej tetët vitesh dhe gjatë kësaj kohe jemi munduar që të bëjmë punë të mira dhe në dobi të komunitetit.Ata që janë përcaktuar për kandidaturën e Arben Labënishtit, me siguri kanë bërë llogarit e tyre’’potencon Merko.

Gjithashtu, ai sqaron edhe dilemën se cili do të jetë pozicioni i tij pas këtij verdikti të BDI-së. Ramiz Merko, thotë se do të respektoj vendimin e partisë dhe aktivisht do të marrë pjesë në fushatë përkrahë Arben Labënishtit, tashmë kandidatë zyrtar  i BDI-së për Strugën.

’’Unë jam kryetar i degës së BDI-së në Strugë, dhe normalisht që do të marrë pjesë aktivisht në fushatën zgjedhore përkrah kandidatit tonë, dhe do të kontribojmë që ai të jetë edhe fituesi i këtyre zgjedhjeve’’thotë Merko.Në këtë prononcim për ‘’Strugalajm.com’’, Ramiz Merko, gjithashtu hedh poshtë pretendimet se për ta pranuar me qetësi kandidimin e Labënishtit  atij i janë premtuar poste në qeverisjen qëndrore.”Asgjë nga këto nuk janë të vërteta” përfundon ai. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button