Të rinjtë ndriçojnë qytetin e Tetovës, komuna ka harruar

Pasi Tetova ka problem të madh me ndriçimin rrugor dhe atë në qender të qytetit, të rinjtë e revoltuar të iniciativës ‘Ne jemi ju’ kanë vendosur të ndërmarrin një aksion për të alarmuar këtë situatë.

Ata të mërkurën do të dalin në qendër me qirij dhe mjete tjera ndriçuese duke u ndihmuar kështu qytetarëve ta ‘gjejnë’ rrugën.

Aktiviteti do të fillojë nga ora 17.00.

“Çdo qytetar meriton të ketë të drejtën e lëvizjes së lirë, shprehjes së lirë dhe çdo nivel i pushtetit duhet ti siguroj qytetarëve nevojat më elementare për jetesë. Qytetarët duhet të kujdesen për vete dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Ne si nismë sot jemi këtu për të kërkuar ndriçim nëpër rrugët e Tetovës. Ndriçimi nuk duhet të jetë problem për një qytet kaq të madh i cili ka aq kapacitet sa që të mbajë në këmbë krejtë Maqedoninë, me pagesë të taksave dhe atributeve tjera për shtetin” thanë nga kjo lëvizje.

Ata thonë se nuk kanë turp e as frikë të kërkojnë ndriçim për qytetin dhe se ata janë në shërbim të qytetit. 

“E shërbejmë qytetin tonë pasi e duam! Ne kemi dalë në terren dhe nuk ndalojmë me kërkesat tona që dje, sot dhe nesër na kanë penguar dhe do na pengojnë, neve të zhvillohemi si shoqëri dhe si qytet në përgjithësi. Ne nuk themi hajt se kalon, por ju ndihmojmë juve të dilni nga stadi i mendimit në stadin e veprimit” thanë nga ‘Ne jemi ju”.

Në këtë link mund të jepni dhe ju përkrahjen tuaj.   /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button