Në Podgorcë dëmtohet shkolla ‘Goce Dellçev’ , shqiptarët dënojnë aktin

Shkolla fillore “Goce Delçev” në fshatin Podgorcë të Strugës është dëmtuar, janë thyer disa dyer dhe dritare, por asgjë nuk është vjedhur. Kështu ka informuar sot zëdhënësi i MPB-së në Ohër, Stefan Dimovski.

Në kontaktin tonë me banorët e fshatit Podgorcë të cilët përgjithsisht nuk kanë informacion mbi këtë ngjarje, ata dënojnë këtë  rast dhe vlersojnë se është vepër vandalistësh.

Aktin e kanë dënuar edhe banorët shqiptar të Podgorcës.  “Ne shqiptarët historikisht kemi punuar dhe luftuar për të ndërtuar shkolla dhe na vjen keq kur dëgjojmë se dikush i shkatrron ato, dënojmë çdo akt të këtillë, pa marr parasysh qëllimet dhe prapavijën”, është shprehur për Portalb, Sejat Sadikoski.

Kujtojmë se në Podgorcë të Strugës tashme një kohë të gjatë ngelet i pazgjidhur problemi me paralelet në gjuhën shqipe, ku siç e dinë opinioni nxënësit shqiptarë atje ndjekin mësimin me vetfinancim, ngase minsitria e arsimit nuk e lejoj hapjen e paraleles në gjuhën shqipe me arsyetimin se nuk i plotëson kushtet të caktuara me rregullore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button