Tre të mitur në Kumanovë rrahin një pakistanez

Afër aeroportit sportiv në Kumanovë dje tre të mitur nga Kumanova rrahën dhe dëshiruan të plaçkisin një shtetas pakistanez i cili u nis në këmbë të vizitojë një mik në fshatin Llojan.

Për fat të mirë në afërsi ishin policët kufitar, të cilët parandaluan që pakistanezi, i cili ilegalisht kishte hyrë në vend, të rrihet edhe më shumë. SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër tre të miturve M.D (15), M.M (15) dhe M.D (16), për shkak të dyshimit themelore se kanë bërë vepër penale “plaçkitje”.

Ata u hodhën mbi pakistanezin në rrugën lokale Kumanovë – fshati Reçicë, në afërsi të aeroportit sportiv “Axhitepe”, H.A nga Pakistani. Filluan ta rrahin me grushta dhe shkelma në kokë dhe trup, duke i kërkuar para dhe telefon celular. Në atë moment hasi policia e Stacionit policor për mbikqyrje kufitare.

Të miturit më pas filluan të iknin, por policia arriti të kapë njërin prej tyre, i cili u dërgua në SPB Kumanovë.

I mituri më pas tregoi kush janë dy të tjerët, pas çka u arrestuan. Pakistanezi është vendosur në Qendrën e pranimit në Shkup. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button