Rusia nis testimet për vaksinën kundër COVID-19

Rusia do të fillojë fazën e re të testimeve klinike të vaksinës kundër COVID-19 të quajtur “Sputnik V”, të miratuar nga Rusia, që do të përfshijë më shumë se 40.000 njerëz në Moskë, transmeton Koha.net.

RDIF, që e mbështet vaksinën, tha se prova të ngjashme do të mbaheshin edhe në pesë vende tjera.

Vaksina, e quajtur Sputnik V, është lavdëruar si e sigurt dhe efikase nga autoritetet ruse dhe shkencëtarët e vet pas dy muajsh të testimeve në masë të vogël, rezultatet e të cilave ende s’janë bërë publike.

Por ekspertët perëndimorë kanë qenë më skeptikë duke shprehur shqetësimin për të, para se të testohet ndërkombëtarisht dhe të ndjekë hapat e rregullatorëve për të dëshmuar që është e suksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button