Dokos: Greqia në 2013 do të merret me presionin për Maqedoninë dhe nacionalizmin shqiptar

Athina zyrtare do të duhet të merret me presionet e disa shteteve evropiane në lidhje me relacionin Maqedoni-BE. Në Ballkan, nga ana tjetër, Greqia do të duhet t’i përkushtohet edhe valës nacionaliste në Shqipëri, por edhe ta kthejë rolin kryesor të cilin e kishte në Ballkan, ka thënë drejtori i fondacionit grek për Politikë të jashtme dhe evropiane “Eliamep”, Tanos Dokos për gazetën greke Katimerini.

“Në lidhje me marrëdhëniet greko-turke, dy shtetet nuk janë të gatshme për diskutime të rëndësishme në lidhje me çështje bilaterale dhe prandaj do të vihet theks mbi zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike”, ka thënë Dokos./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button