Ferhan Hasani nxirret në listën e transferimeve të Wolfsburg

Futbollisti tetovar qe luan në Bundesligë me skuadrën e Wolfsburg, zyrtarisht është nxjerrë në listen e transferimeve nga klubi gjerman. Siç duket, Hasani përfundimisht do të largohet nga Wolfsburg gjatë këtij afati kalimtar.

Zyrtarisht vlera e kartonit të ish futbollistit të Shkëndisë e përcaktuar nga gjermanët e Wolfsburg është 300 000 euro, dhe kush do të paguajë këtë shumë ne arkën e tyre, menjëherë do të mund ta bëjë të tijin Ferhan Hasanin.

Interes pë tetovarin më parë ka shfaqur skuadra greke e PAOK, por ditët e fundit është paraqitur edhe ekipi tjetër gjerman Friburg. /Portalb

Sipas mediave gjermane, shumë shpejtë do të bëhet e ditur se ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollisti shqiptar, ndërsa kohë për të realizuar një transferim të mundshëm ka deri në fund të muajit janar.

Lajme të ngjashme

Back to top button