Peru, 13 të vdekur në një rrëmujë gjatë bastisjes policore në një bar

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe tre u plagosën në një rrëmujë që shpërtheu gjatë një bastisje policiore në një klub nate në Peru, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë së Perusë, Orlando Velasco Mujica, tha që rrëmuja erdhi pasi policia arriti në një klub nate ku morën pjesë rreth 120 persona në një festë në kundërshtim me ndalimet e vendosura si pjesë e luftës kundër pandemisë COVID-19.

“Pjesëmarrësit e ahengut u përpoqën të iknin nga klubi dhe kështu erdhi deri te rrëmuja. Janë arrrestuar 23 persona të dyshuar për organizimin e ahengut të diskutueshëm”, tha Mujica.

Policia tha se efektivët e policisë nuk përdorën armë ose gaz lotsjellës gjatë bastisjes.

Klubi i natës ndodhet në katin e dytë të një ndërtese kurse rrëmuja shpërtheu në shkallë.

Në Peru, më shumë se 576.000 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe më shumë se 27.000 kanë vdekur. Autoritetet në vend kanë futur një numër masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, përfshirë kufizimet e punës së natës së restoranteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button