“Thaçi e mban pushtetin me serbët”

Për mua është sfidë të hyj në qeverinë me shumicë dominante shqiptare dhe po aq serbe sa na takojnë vende sipas ligjeve, ka thënë Rada Trajkovic për “Danas”.

“Natyrisht me marrëveshje që të implementohet ajo për të cilën Kosova është e obliguar me aktet normative, nëse shumica shqiptare do të garantonte zbatimin e ligjeve sipas planiti Ahtisaari”, thotë deputetja e Listës unike serbe në Kuvendin e Kosovës, transmeton “Koha”.

“As njëri dhe as tjetri nuk janë të pranueshëm, por realiteti i jetës na shtyn të bashkëpunojmë me të dy. Mendoj se serbët brenda institucioneve duhet të luftojnë për të drejta të veta. Thaçi ka krijuar një qeveri pakicë shqiptare e cila e mban pushtetin me ndihmën e serbëve dhe komunitetet tjera. Rezultat i kësaj është se të gjitha ligjet që u pëlqejnë shqiptarëve me planin Ahtisaari janë miratuar, edhe pse serbët kanë mundur ta rrëzojnë ose dhe ta kushtëzojnë qeverinë shumicë. E në terren as këto ligje nuk zbatohen”, ka thënë Trajkovic, duke shtuar se Beogradi nuk e ka krijuar partinë e saj porse më vonë e ka përvetësuar.

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë, Trajkovic ka thënë se të gjithë e dinë se Thaçi ka problem në parti dhe në parlament.

Lajme të ngjashme

Back to top button