Strugë, mungesa e sinjalistikës shkak themelor i aksidenteve

Shenjat e komunikacionit tashmë një kohë të gjatë paraqesin problem themelor në zhvillimin e lirë të komunikacionit në qytet, madje mungesa e sinjalistikës shumë herë ka qënë faktor kryesor për aksidentet që kanë ndodhur në rrugët e Strugës.

Qytetarët e Strugës shprehen të shqetsuar për këtë situatë. Shoferët janë të revoltuar, ata pohojnë se në shumë raste hyjnë ne konflikt edhe me policët e komunikacionit, të cilët kërkojnë të venë rregull edhe pse vet komunikacioni nuk i plotëson kushtet dhe ka shumë mungesa.

Disa qytetarë theksojnë se në shumë raste kanë qënë dëshmitar të vjedhjes së shenjave nga shtyllat, ose heqjes së tyre për interesa të disa individëve të cilëve nuk ju përshtatet shenja në ndonjë rrugë të caktuar ku ata jetojnë ose punojnë, ata thonë se shenjat ndonjëher hiqen edhe në sy të policëve, por për këtë askush deri më tani nuk është dënuar.

Shqetësimin për këtë situatë e ngrenë edhe autoshkollat e qytetit, të cilat thonë se janë në hall të madh me këtë gjendje dhe kanë shumë pengesa gjatë zhvillimit të orëve mësimore me kandidatët e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button