704 dënime për ngasësit e veturave për mosvendosjen e rripit të sigurisë në Tetovë për 7 muaj

Përfundimisht me muajin e kaluar, nëpunësit policor të SPB-së Tetovë në rajonin e Tetovës kanë shqiptuar  gjithsej 704 gjoba për rripin e sigurisë, të cilat u rrumbullakosën me parashtresa të përshtatshme, sipas nenit 24 të Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë (SPB Tetovë), transmeton MIA.

“Duke i marrë parasysh këto gjendje, Sektori për punë të brendshme Tetovë sërish apelon te shoferët në mënyrë të obligueshme ta përdorin rripin e sigurisë, edhe kur qarkullojnë në relacione më të largëta, por edhe nëpër rrugët e qytetit, sepse bëhet fjalë për masë më së shumti për sigurinë e tyre personale si dhe për sigurinë e të tjerëve në automjet. Përdorimi i rripit të sigurisë para se gjithash është obligim ligjor,  por fakt është edhe se  dukshëm  ndikojnë  se ç’farë do të jenë pasojat nga  fatkeqësitë e mundshme. Çdo mosrespektim gjobitet, pa dallim nëse bëhet fjalë për shofer ose bashkëudhëtar”, thotë zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

SPB Tetovë këtë javë  në rajonin më të gjerë Tetovë-Gostivar filloi aktivitete të planifikuara në korrniza të fushatës  edukative të komunikacionit, me ç’rast  shoferëve u shpërndahen afishe  me porosi dhe këshilla për përdorim të obligueshëm  të rripit të sigurisë në automjet, në funksion  të sigurisë më të madhe  të shoferëve dhe bashkëudhëtarëve.

Afishet  përmbajnë edhe sqarime, kur dhe për çka të përdoren rripet e sigurisë, si dhe përkujtim të sanksioneve ligjore për mosrespektim të këtij obligimi ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button