Ahmeti: Populli s’mund të gabojë për së dyti

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundvitit për gazetën ‘Koha’ ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai thotë se anketa do të jetë edhe vendimtare, sepse mendimi i shumicës është më i vlefshëm se sa i një grupi të caktuar.

“Është një shprehje: Nëse populli gabon njëherë, për së dyti nuk gabon, dhe përfundimisht e përmirëson gabimin e parë dhe nuk e përsërit më”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij BDI ka punuar që të ndërtoj vlera, jo vetëm të flas për demokraci dhe të veprojë në kundërshtim me ato prononcime që i bënë.

“Ne në BDI kemi punuar që të ndërtojmë vlera, jo vetëm të flasim për demokraci dhe të veprojmë në kundërshtim me ato prononcime që ne i bëjmë. Demokraci do të thotë edhe të pyesësh, demokraci do të thotë edhe të zhvillosh debat, demokraci do të thotë edhe të dëgjosh, demokraci do të thotë që në momente të caktuar duhet edhe të vendosësh për çështje madhore, pavarësisht sa i pëlqen dikujt ose jo. Për zgjedhjet lokale ne jemi duke zhvilluar një debat të brendshëm ka gati katër muaj. Brenda këtyre katër muajve ne komunikojmë përmes instituteve të profesionalizuara edhe me elektoratin. Edhe ata që votojnë duhet të pyeten, sepse nëse ne kemi 30 mijë anëtarë, kemi 150 mijë vota që duhet të grumbullohen në zgjedhjet lokale. Si udhëheqës, nuk dua ta vendos në një situata të pa lakmueshme elektoratin, votuesin e BDI-së, me kandidat të papëlqyeshëm prej shumicës së votuesve. Kemi bërë anketime, pyesim, shohim, mendojmë, analizojmë, debatojmë dhe akoma nuk e kemi prerë. Ende nuk ka vendim përfundimtar”, ka thënë Ali Ahmeti kryetar i BDI-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button