OSBE-së Shkup shpalli 11 fitues të granteve të vogla për përkrahjen e shoqërisë civile dhe qytetarëve gjatë pandemisë COVID-19

Misioni i OSBE-së në Shkup sot publikoi listën e organizatave të shoqërisë civile që morën grante të vogla nën iniciativën e Fondit COVID të Misionit, i dizajnuar për të mbështetur organizatat lokale në adresimin e nevojave të komuniteteve më të prekshme dhe më të pambrojtur gjatë krizës me COVID -19.

Organizatat që morën fonde janë:

  • Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, i cili do të sigurojë mbështetje dhe këshilla ligjore për të mbijetuarit e dhunës në familje.
  • Shoqata për kërkim, analizë dhe zhvillim ‘Zelena Lupa’ (Lupa e gjelbër), e cila do t’u ofrojë të burgosurve informacione lidhur me shëndetin, si dhe pajisje mbrojtëse personale.
  • Këshilli për parandalimin e delikuencës ndaj të miturve (KPDM), i cili do të hartojë një botim për mësuesit e shkollave fillore mbi sigurinë e fëmijëve në botën digjitale.
  • Shoqata ‘Lastovica’, e cila do të krijojë një qendër mësimore online për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.
  • Shoqata e edukatorëve specialë dhe rehabilitatorëve, e cila do të zhvillojë platformë elektronike për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre gjatë pandemisë.
  • Shoqata për kërkim, komunikim dhe zhvillim PUBLIC, e cila do të prodhojë një version në internet të revistës së tyre rrugore ‘Ballë për ballë.’
  • Shoqata për iniciativa demokratike (ADI) do të angazhojë ndërmjetësues të trajnuar nga tre ekspertë të shëndetit për të ndihmuar njerëzit në komunitete më të vogla dhe ambientet rurale, si dhe personat me aftësi të kufizuara, për të adresuar nevojat e tyre shëndetësore.
  • Shoqata ‘Sumnal’ për zhvillimin e komunitetit Rom, e cila do t’i sigurojë komunitetit Rom informacione për mënyrën e qasjes në shërbimet arsimore dhe shëndetësore, si dhe të vazhdojë edukimin e nxënësve përmes Qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve.
  • Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup, e cila do të punojë për të përmirësuar shëndetin mendor dhe cilësinë e jetës së fëmijëve dhe të rinjve që përdorin drogë, përmes këshillimit dhe shpërndarjes së paketave humanitare.
  • Aleanca Rinore Krushevë, e cila do të zhvillojë një hapësirë ​​digjitale për shkëmbimin e informacionit, si dhe lidhjen dhe edukimin e rinisë në mënyrë që ata të përballen me sfidat sociale dhe ekonomike gjatë pandemisë.
  • Shoqata për edukim mediatik Planet-M, e cila do të organizojë festivalin e saj vjetor të filmit rinor përmes një platforme digjitale të përshtatshme për transmetim në kohë reale të filmave dhe videove të tjera me përmbajtje joformale arsimore.

Misioni do të sigurojë gjithsej 153,346 Euro për finanicmin e këtyre projekteve.

“Unë i uroj fituesit dhe falënderoj të gjitha organizatat që aplikuan,” tha Jeffrey Goldstein, ushtrues i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup. “Kemi pranuar mbi 100 aplikacione me cilësi mbresëlënëse, gjë që demonstron forcën e shoqërisë civile në vend. Ishte një proces i përzgjedhjes tejet sfidues dhe rigoroz.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button