Viti i Ri ndriçon qiellin e Strugës, pamje të mrekullueshme (Foto)

Kur akrepat e orës u bashkuan për të shënuar fundin e vitit 2012 dhe fillimin e 2013-ës, qytetarë e Strugës me fishekzjarre ndrçuan qiellin, duke krijuar pamje fantastike mbi qytet.

Edhe pse Struga nuk kishte pritje të organizuar të Vitit të Ri,  bukuria natyrale e këtij qyteti u vu në pah, qielli i ndriçuar dhe uji i kristaltë i liqenit krijuan imazhe përrallore.

Fëmija i parë që erdhi në jetë ne momentet e ndrrimit të viteve ishte vajzë. Nëna e vajzës, Biljana Martinosvka dhe fëmija e saj e cila erdhi në jetë saktësisht në ora 00:01, janë në gjendje të mirë shëndetsore, informojnë autoritet e spitalit gjinekologjik në Strugë.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button